Top Channel/ Kërkohen oficerë sigurie në shkolla! Pas ngjarjes së rëndë te “Fan Noli”…
11/12/2024 19:43

Në fillim të vitit shkollor 2024-2025 u njoftua shtimi i oficerëve të sigurisë në 40 shkolla më shumë duke e cuar numrin në total 240 punonjës të sistemit arsimor parauniversitar, jo vetëm në gjimnaze por edhe në 9-vjecare. Por rasti fatal i nxënësit të shkollës Fan Noli solli kërkesën për rritjen e sigurisë në cdo institucion arsimor. Një urdhër i fundit i Ministrisë së Arsimit shpall 62 vende vakante për oficerë sigurie në 25 zyra vendore arsimore, ku kërkesa më e madhe është në Tiranë me 15 vende të lira, më pas renditet Kruja dhe Lezha me nga 5 secila e qytete si Dibra apo Vlora me 3. Në urdhër përcaktohen edhe emrat e institucioneve arsimore publike ku ka nevojë për oficerë sigurie, e bie në sy gjimnazi Ismail Qemali, Kristo Frashëri apo shkollat 9 vjecare Isa Boletini, Sabaudin Gabrani. Kur shkolla me emër kanë mungesë oficerësh, në një dalje me prindërit, ministrja Ogerta Manastirliu pranoi nevojën për rritjen e sigurisë,ku krahas vakancave do arrihet numri me shtesa të tjera së shpejti në 276 oficerë sigurie. Këtë vit do të shtojmë rreth 36 shkolla të tjera me oficerë të rinj. Fuqizimi I instrumentave për parandalimin e dhunës është shumë i rëndësishëm. Aplikimet janë të hapura deri në datë 18 dhjetor e pasi të bëhet verifikimi i dokumentacionit deri në 24 dhjetor ku kusht i rëndësishëm për përzgjedhjen e tyre është të mos kenë qënë të dënuar më parë apo të mos kenë masë disiplinore aty ku kanë punuar më parë, kandidatët do i nënshtrohen edhe një interviste në fazën e dytë të konkurrimit përballë një komisioni me 5 anëtarë 2 përfaqësues nga Ministria e Arsimit, 2 nga Ministria e Brendshme dhe 1 nga Urdhri i Psikologut. Dy ditë pas intervistës do të publikohet lista me të kualifikuarit të cilët kanë detyrim trajnimin 1 mujor të Akademisë së Sigurisë dhe kush kalon me sukses testimin me shkrim, certifikohet.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA