Top Channel/ Kërcënoi SPAK/ Pistoletë në gojë burrit të gjyqtares, prangoset në Gjermani autori
28/08/2024 22:33

U arrestuan në Gjermani dy të rinj shqiptarë të shpallur në kërkim nga SPAK. Konkretisht në pranga janë vënë Fabio Ballabani, alias Fabio Zyberaj dhe Erland Krasniqi. Policia sqaron se në Fabio Ballabani, alias Fabio Zyberaj, 37 vjeç, i lindur në Vlorë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale “Goditje ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.” Fabio Ballabani, alias Fabio Zyberaj, në vitin 2019, shtriu në tokë një shtetas duke i vendosur pistoletën në gojë dhe e kërcënoi për ta vrarë për shkak të detyrës së bashkëshortes së tij. Bëhet fjalë për bashkëshortin e një gjyqtareje të GJKKO, e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar. Nga hetimet dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, u identifikua si autor i sulmit shtetasi Fabio Ballabani. Erland Krasniqi, 25 vjeç, i lindur në Kavajë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në maj 2024, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg,” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi pa leje i armëve luftarake dhe municionit.” Erland Krasniqi, pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri shtetasin Renato Bajraktari. Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet gjermane për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt vendit tonë.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA