Top Channel/ Kaos në Korenë e Jugut/ Presidenti rikthen ligjin ushtarak, parlamenti e rrëzon
03/12/2024 23:02

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake. Në një fjalim televiziv ai ka thënë se vendimi është marrë për të larguar lëvizjet pro-Koresë së Veriut nga vendi, dhe për të mbrojtur rendin kushtetues liberal. Hera e fundit që ligji ushtarak u shpall në Korenë e Jugut ishte në vitin 1979 pas vrasjes së diktatorit të atëhershëm Park Chung Hee. Megjithatë, disa orë më pas ai njoftoi se do të heqë gjendjen ushtarake që kishte vendosur të martën. Deklarata e tij erdhi vetëm pak pasi ligjvënësit votuan unanimisht për heqjen e dekretit të presidentit për ligjin ushtarak, me 190 vota pro. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, ka thënë se SHBA-ja është duke i ndjekur me “shqetësim të madh” zhvillimet në Korenë e Jugut. "Ne po vazhdojmë të vëzhgojmë me shqetësim të madh dhe do të vazhdojmë të ndjekim zhvillimet në terren nga shumë afër”, ka thënë Patel. Situata precipitoi për shkak të përplasjeve prej disa javësh për buxhetin e vitit 2025, ku opozita dhe mazhoranca organizuan protesta, të cilat degjeneruan në përleshje masive mes mbështetësve. Përplasjen ishin të përgjakshme dhe presidenti i vendit pas disa paralajmërimeve se do të kthente ligjin ushtarak, e mori këtë vendim papritur të martën. Menjëherë protestuesit e të dy kampeve i lanë mënjanë sherret mes tyre dhe rrethuan asamblenë kombëtare, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit ushtarak.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA