Top Channel/ Kalaja e Lëkurësit bëhet shtetërore, kalon nën administrimin e Ministrisë së Kulturës
25/08/2023 19:52

Kalaja e Lëkurësit në Sarandë i ka kaluar për administrim Ministrisë së Kulturës, sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave. Kalaja ka një sipërfaqe prej 8211 m2, por dhe 7 ndërtesat që ndodhen në këtë kala do i kalojnë nën administrim Ministrisë së Kulturës. Vendimi i qeverisë është marrë me propozim të Ministrisë së Kulturës. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në “Fletoren zyrtare”. Prej vitit 2000 Kalaja e Lëkurësit ishte shndërruar në bar dhe restorant. Kjo kala është ndërtuar rreth viteve 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës dhe rrugës që lidh me Butrintin. Rajoni tradicionalisht i përkiste pjesës jugore të rajonit të Himarës. Në fund të shekullit të 18-të, kalaja u sulmua nga Ali Pashë Tepelena. Kalaja dikur mbante në këmbë fshatin e vjetër Lëkurës. Ka një formë katrore me dy kulla të rrumbullakëta në qoshet veri-perëndimore dhe jug-lindore. Sot objektet turistike janë ndërtuar pranë kalasë në stil të ngjashëm arkitektonik. Kalaja ka një pozicion të veçantë strategjik nga ku mund të shihet gjithë qytetin e Sarandës dhe rrugën që shkon në Butrintit, Korfuzin dhe një panoramë të ishujve të Ksamilit. Kalaja e Lëkurësit është shpallur monument kulture i kategorisë së parë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës më 30 maj 1970.

Top Channel/ Filmi për holokaustin, përkujtohet në Tiranë çlirimi i kampit nazist
23/01 19:49
Top Channel/ Masakra e Poklekut në një libër/ U promovua “Shtëpia me gjak në mure” i Afrim Hysenaj
19/01 12:29
Shumë krenari dhe mesazhe të vyera në Javën Kulturore Kombëtare – Javët Kulturore Ndërkombëtare
17/01 20:30
Ditët krenare të Kulturës Kombëtare Kosovë-Shqipëri – Javët Kulturore Ndërkombëtare
16/01 20:30
Top Channel/ Art me vilën e Enver Hoxhës! Rama: Ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16/01 19:55
Top News – Hapet rezidenca e ish diktatorit, Enver Hoxha. Vila 31 shndërrohet në ambient kulturor
16/01 16:23
Top Channel/ “Ëndërr në Papafingo”! Komedia e zezë në skenën e teatrit “Skampa”
15/01 15:33
Top Channel/ “Shteti, autor krimesh”/ Libri i Imer Merlikës, pinjoll i ish-kryeministrit Merlika
14/01 12:36
Top Channel/ Letërkëmbimet e Kadaresë/ Ftesa që i bënte nobelisti Gunter Grass, ekspozuar në…
14/01 12:34
Top Channel/ “Janari në festën e filmit shqiptar”/ Rikthehet në Gjirokastër eventi kinematografik
12/01 12:30
Top Channel/ Pikturat e Krist Dimos! Ekspozita në COD në Kryeministri
11/01 15:34
Top Channel/ Ndahen çmimet e letërsisë, jepen vlerësimet për autorët shqiptarë më të mirë
10/01 15:33
Për herë të parë në Shqipëri, Java e Kulturës Meksikane – Javët Kulturore Ndërkombëtare
09/01 20:30
Top Channel/ Nga Kadare te Alain Delon e Navalny, personazhet e famshëm që u ndanë nga jeta në 2024
03/01 19:59
Top Channel/ Matematikani i dashuruar me gjuhën shqipe bën gati fjalorin e dytë këshillimor
03/01 12:27
Top Channel/ Ikonat në Lazarat! Punishtja e rrallë në fshatin me histori të trazuar
02/01 15:34
Top Channel/ “Betlehemi i gjallë” Atmosferë unike në Hajmel të Shkodrës
02/01 12:30
Top Channel/ “38 ditë për të ndryshuar jetën”! Supervepra në skenën e Teatrit Kombëtar
30/12 19:58
Top Channel/ Grand Gala në Elbasan/ U mbyll kalendari artistik me koncertin më të madh të vitit
29/12 15:15
Top Channel/ Parashqevi Simaku merr suprizën e paimagjinueshme, nga gëzimi ia merr këngës dhe valles
28/12 13:03
DIGITALB DIGITALB - OFERTA