Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, i është përgjigjur Gazmend Bardhit, i cili refuzoi rezoltuën e PS në Kuvend. “Sa herë të shoh dhe të dëgjoj pyes veten kush je, je ai që lufton me fjalë korrupsioni këtu apo ai që i shkon poshtë ballkonit doktorit. Po lufton për drejtësi apo merr porositë për të folur këtu nga rruga e shtresës. Je ai që kërkojë hetim për babin e Zenit, apo je djali i adoptuar i babait të Zenit. Të ndryshosh mendje nuk është mëkat Gazi, por të kesh dy mendje është hall i madh. Sado ta kuptoj hallin, nuk ta qaj dot. Ne dhe ju, dy kampe që edhe për datat në kalendar nuk biem dakord. Edhe për rezolutën që sollëm sot, ju abstenoni. Jeni në të drejtën tuaj të bëni veprime të shtrembta dhe të gabuarën. Ju gabuat për djegien e mandateve dhe sot pasoni fajet dhe gabuat rëndë kur u vetë përjashtuar nga reforma territoriale apo reforma në drejtësi.