Top Channel/ Izraeli njofton hapjen e pikëkalimit kyç me Rripin e Gazës, OKB e hedh poshtë
08/05/2024 19:45

Ushtria izraelite tha të mërkurën se e ka rihapur pikëkalimin Kerem Shalom me Rripin e Gazës, i cili është terminal i rëndësishëm për futjen e ndihmave humanitare, disa ditë pasi e kishte mbyllur pas një sulmi raketor nga Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – që vrau katër ushtarë izraelitë në afërsi. Por, agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë ka thënë se ende nuk janë dërguar ndihma përmes këtij pikëkalimi dhe se nuk ndodhet askush në anën palestineze të tij për t’i pranuar ato. Punëtorët kanë ikur nga kjo pjesë gjatë një sulmi tokësor nga një brigadë izraelite e tankeve të martën, e cila e mori në kontroll pikëkalimin në afërsi, Rafah, mes Gazës dhe Egjiptit, i cili vazhdon të jetë i mbyllur. Sulmi i kufizuar tokësor nuk përbën fillimin e pushtimit të qytetit Rafah, gjë që Izraeli është zotuar vazhdimisht se do ta bëjë. Por, mbyllja e vazhdueshme e dy pikëkalimeve kryesore kufitare mund ta thellojnë krizën humanitare në Gazë, ku OKB-ja thotë se një “uri absolute” ka filluar të ndodhë në veri të enklavës. Shtetet e Bashkuara e pezulluan furnizimin e Izraelit me bomba javën e kaluar, për shkak të shqetësimeve se Izraeli është afër të vendosë për ta filluar pushtimin e plotë të Rafahut. SHBA-ja është e shqetësuar për fatin e rreth 1.3 milion palestinezëve të mbledhur në Rafah, shumica e të cilëve kanë ikur nga luftimeve në pjesët e tjera të enklavës. Izraeli thotë se Rafah është bastioni i fundit i Hamasit dhe një pushtim i plotë i tij është i nevojshëm për ta rrënuar këtë grup. Pikëkalimi Rafah ka qenë jetik për furnizim me ndihma humanitare prej se filloi lufta, dhe është vendi i vetëm nga i cili njerëzit mund të hyjnë dhe të dalin. Kerem Shalom është terminali kryesor i mallrave i Gazës. Izraeli tani i ka në dorë të gjitha pikëkalimet e Gazës për herë të parë prej se i tërhoqi trupat nga ky territor gati dy dekada më parë, megjithëse e ka mbajtur një bllokadë mbi Gazën në bashkëpunim me Egjiptin pothuajse gjatë gjithë kësaj kohe./ rel Pamjet: AFP

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA