Kabineti i sigurisë së Izraelit njoftoi të dielën se do të legalizojë nëntë vendbanime në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor pas një serie sulmesh në Jerusalemin lindor, duke përfshirë njërin që vrau tre izraelitë. “Në përgjigje ndaj sulmeve terroriste vrastare në Jerusalem, kabineti i sigurisë vendosi njëzëri të legalizojë nëntë komunitete në Jude dhe Samari”, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu në një deklaratë që përfshinte emrin që Izraeli përdor për Bregun Perëndimor, territorin palestinez të pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967.