Top Channel/ “Izraeli e ka përmbushur synimin”, Blinken kërkon armëpushim. A do të pranojë Hamasi?
24/10/2024 22:36

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se Izraeli e ka përmbushur synimin e tij për ta “shkatërruar suksesshëm Hamasin”, dhe se bisedimet për një armëpushim dhe për lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë, do të rifillojnë në ditët në vijim. Teksa Blinken i bëri këto komente gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme, një sulm izraelit në një shkollë, ku po strehoheshin njerëzit e zhvendosur në Gazën qendrore, vrau së paku 17 njerëz. Rreth 42 të tjerë u plagosën në sulmin që goditi kampin e refugjatëve Nuseirat, sipas spitalit Awda, i cili i pranoi trupat e viktimave dhe të plagosurit. Në mesin e të vdekurve ishin edhe 13 fëmijë në moshën 18-vjeçare, dhe 3 gra, sipas të dhënave të spitalit. Ushtria izraelite tha se në shënjestër të këtij sulmi ishin militantët e Hamasit brenda shkollës, po nuk dha asnjë dëshmi për këtë. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja. Izraeli ka kryer disa sulme në shkollat e ndërruara në strehimore në muajt e fundit, duke thënë se godit saktë militantët që fshihen në mesin e civilëve. Blinken, duke folur për gazetar në Katar, vendin e cili shërben si ndërmjetës kyç mes Izraelit dhe Hamasit, tha se bisedimet do të rifillojnë në “ditët në vijim”. “Ajo çfarë duhet të përcaktojmë është nëse Hamasi është i gatshëm për t’u angazhuar”, tha Blinken gjatë vizitës së tij të 11-të në rajon prej se nisi lufta në Gazë para një viti. Shtetet e Bashkuara shpresojnë se do të rinisin bisedimet, pasi forcat izraelite e vranë liderin kryesor të Hamasit, Yahya Sinwar, javën e kaluar në Gazë. Megjithatë, asnjëra palë nuk ka treguar shenja për zbutjen e kërkesave në bisedimet që u ndërprenë gjatë verës. Blinken gjithashtu njoftoi se SHBA-ja do t’i ndihmojë palestinezët me 135 milionë dollarë, derisa i bëri thirrje përsëri Izraelit të lejojë futjen e më shumë ndihmave në territorin palestinez.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA