Top Channel/ “Ishte në shok, nuk e besonte”, qytetarja mes lotësh tregon bisedën me nënën e Martinit
19/11/2024 19:24

Vdekja e 14-vjeçarit Martin Cani tronditi vendin ditën e djeshme, pasi u vra nga një thikë në zemër pas sherrit mes të rinjve. Në një intervistë për gazetaren Kristi Gongo, në Top Channel, një qytetare ka zbuluar më shumë detaje, pak pasi i mituri u godit me thikë. “Momenti i parë ishte klithma njerëzore që ndodhi në rrugë dhe trupin tim e përshkoi kjo lloj klithme. Dola nga dyqani dhe shkova drejt turmës. Turma ishin njerëz kalimtarë tregtar dhe nënës shkollash. Ulërinin dhe nuk bënin asgjë, veç një djalë. Një tregtar i kishte vënë jastëk të koka, dhe një djalë që mbante gjakun me bluze dhe rrinin aty. Bërtita ulërita, të lutem thash ky nuk pret ambulancën, duhet të ikë urgjent, nuk pret ambulancës. Makinat që ishin rresht nuk donin, kishin mbyllur xhamin dhe vetëm shikonin. Klithmat tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, askush nuk bëri video që ta shohim se çfarë po ndodhte. Mora makinën dhe e çova te trupi i djalit. Mora djalin, na ndihmuan dy burra të tjerë dhe e shtriva në makinë. Në një moment ngela e vetme. Kristina ishte para me makinë, tha të vij unë. I thash duhet një burrë të na ndihmojë. Dola nga makina, iu drejtova o njerëz ju lutem një burrë. (Qan) Vjen një burrë ishte i traumatizuar, i dha frymë, i mbajti dhe plagën. Eca me shpejtësi, djalin e zgjova me klithmat e mija si nënë. ‘Bir i nënës zgjohu; i thash, ‘çohu se erdhëm për spital, t’i shpëtove ti u zgjove’ dhe ai u zgjua, ‘mami, mami tha’. ‘Bir i mamit thash mami s’të la vetëm jam me ty’. Vjen ambulanca, mblodha mendjen dhe thashë këta janë më të zotë se unë. E marrin djalin, djali lëvizte kokën, thoshte ‘mami, mami’. Isha nëna e tij në atë momente, thika ishte fatale në zemër. Një goditje ishte. Djali u zverdh dhe e pashë që ishte rëndë. Më mbajti me shpresa që u zgjua”, rrëfen qytetarja.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA