Top Channel/ Ish-kryebashkiaku i Himarës përplas 17-vjeçarin në Llogora
21/12/2022 19:30

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Llogara, ku ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur të miturin Elio Hamiti, 17 vjeç. Burimet për Top Channel bëjnë me dije se i mituri ka dëmtime në kokë dhe organet e brëndshme, si pasojë e përplasjes së fortë. 17-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar tek lokali i gjyshes së tij, i cili ndodhet në afërsi të fushës së sportit në Llogora. Në atë moment Vasil Bollanos ka kaluar në këtë aks rrugor dhe e ka përplasur Elio Hamitin. Më pas është kërkuar ndihma e ambulancës e cila ka shoqëruar të riun në gjendje të rëndë, ndërsa pritet nisja e tij drejt Tiranës. 66-vjeçari u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërsa i mituri është në gjendje të rëndë. Ai ka pësuar “poli traumë” dhe ndodhet në koma të thellë. “Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, sipas policisë. Vasil Bollano Vasil Bollano është kryetar i Omonoias, Unioni Demokratik i Minoritetit Grek dhe përfaqësues i grekëve që jetojnë në Shqipëri. Omonoia është një organizatë sociale, politike dhe kulturore në Shqipëri që promovon të drejtat e minoritetit grek në jug të vendit Në 21 prill të vitit 2009 ai u dënua me gjashtë muaj burg dhe 3800 euro gjobë, për heqjen e sinjalistikës rrugore. Bollano kundërshtoi tabelat, të cilat ishin vendosur nga autoritetet kombëtare, sepse ato ishin të shkruara vetëm në gjuhën shqipe dhe jo edhe në greqisht. Bollano apeloi kundër vendimit duke argumentuar se vendosja e sinjalistikës rrugore ishte një çështje e juridiksionit bashkiak, dhe gjykata e Apelit rrëzoi dënimin fillestar. Në dhjetor të vitit 2009, pas hetimeve në Prokurorinë e Vlorës, ai u padit për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare pas dhënies së lejeve të paligjshme të ndërtimit përgjatë bregdetit jugor shqiptar. Më 24 maj të një viti më pas, një bombë shpërtheu në banesën e Bollanos, duke shkaktuar dëme në shtëpinë e tij dhe makinat e parkuara aty pranë. Më 8 maj 2011 humbi në zgjedhjet vendore nga Jorgo Goro i Partisë Socialiste .

Top News – Akuza për trafik droge në Itali. Arrestohet në fshatrat e Shkodrës 54-vjeçari
24/01 10:19
Top Channel/ Eliminohet në Kamëz Lulzim Visha, në 1997 vëllai i tij qëlloi një person
24/01 10:17
Top News – ‘Lavatriçja’ e vëllezërve Çopja. GJKKO lë në burg të akuzuarin për pastrim parash
24/01 10:14
Top News- Dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri/ Gjendet i pajetë brenda makinës 48 vjeçari në Tiranë
24/01 09:47
Top News – Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari brenda makinës, dyshimet e para
24/01 09:26
Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
DIGITALB DIGITALB - OFERTA