Top Channel/Ish-gjenerali zbardh planin rus: Kërkon urë tokësore me Krimenë, do shtojë presionin!
25/04/2022 15:14

Rusia po këmbëngul shumë në marrjen e Mariupolit sepse kjo mund t'i japë ushtrisë ruse një avantazh vendimtar në luftën për Donbassin. Eksperti ushtarak, ish gjenerali gjerman Walter Feichtinger kujton per DW sesi qyteti port është bërë shkrumb e hi, atje ka jë numër të jashtëzakonshëm viktimash civile, dhe në uzinën e çelikut Azostal po bëhet një qëndreë e fortë që mudn ta njollosë shumë fitoren e pales ruse. E gjithë kjo, tregon sipas tij se sa të domosdoshme e ka presidenti Putin të flasë për një sukses, sepse lufta e zhvilluar deri tani nuk ka qenë e suksesshme. Ushtarakisht, marrja e Mariupolit do të kishte interest ë madh të për rusët sepse në këtë mënyrë, Moska mund të krijojë një urë tokësore mes Krimesë dhe Donbassit. Me këtë territor të madh në vazhdimësi, që shtrihet nga Khersoni në Mariupol dhe në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut, Rusia tashmë mund të ushtrojë presion shumë më të madh. Ndoshta ky është qëllimi i fazës tjetër, gjatë së cilës mund të mendohej edhe për diskutime dhe bisedime për paqen, sepse Rusia ka arritur të marrë nën kontroll një pjesë të territorit. Eksperti thotë se nuk duhet nënvlerësuar as vlera simbolike e Mariupolit, një objektiv i shpallur prej rusëve në vitin 2014, kur ishte fjala për krijimin e territoreve separatiste. Atë gjithashtu e sulmuan shkurt, megjithatë sulmi u zmbraps. Sa për urdhrin e Putinit për të mos e sulmuar Azovstalin, por për ta rrethuar atë, ish gjenerali mendon se kjo është e kuptueshme nga pikëpamja ushtarake, pasi një luftë në një rajon të tillë është tepër e shtrenjtë, duhet të priten shumë viktima. Nga pala ruse, ata përdorin në vend të kësaj një metode që unë do ta përshkruaja si të pabesë, thotë ai, pasi konsiston në bllokimin e kundërshtarit, bombardimin e tij nga ajri dhe pritjen derisa kundërshtareve tu mbaroje gjithcka: armët, municionet dhe sigurisht, furnizimi me ushqime.

Top News- ShBA ‘fshesë’ emigrantëve ilegal/ Epoka Trump, Kongresi miraton projektligjin e ri
23/01 09:39
Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
DIGITALB DIGITALB - OFERTA