Një javë më parë, në Vlorë u ekzekutua në një atentat mafioz 30-vjeçari Kristian Bardhi alias Marku, një ngjarje që shënon kapitullin e radhës të hasmërisë mes disa fiseve të forta nga Rrësheni. Në puntatën e kësaj të mërkure, programi Inside Story do të sjellë një investigim të zgjeruar me konfliktet mes 4 fiseve nga komuniteti i vogël në Veri të vendit të mbërthyera nga një spirale hakmarrje. Nga ngjarjet e dyshuara kriminale që skeduan viktimën e fundit në kartelat e policisë, tek atentatet në seri. Si përzihen konfliktet për bizneset e pista me gjakmarrjen. A janë atentatet mes familjeve të forta të Rrëshenit pjesë e të njëjtit serial apo janë konflikte të ndryshme?