Top Channel/ Infrastruktura Bashkiake V, Balluku: Ka në fokus investimet në sektorin e ujësjellës
22/10/2024 20:15

Zv.Kryeministrja, njëkohësisht ministrja e energjisë dhe infrastrukturës ishte sot në Lezhë, për programin “Infrastruktura Bashkiake V”, një ndërhyrje e rëndësishme në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve. Me praninë e ambasadorëve, Balluku u shpreh se në “kohët e fundit përfundimin e kemi gjithmonë sipas kontratës” dhe se Ministria dhe gjithë ndërmarrjet e varësisë kanë si synim dorëzimin e secilit projekt para afatit. “Për të thënë të drejtën kemi zgjedhur këtë vend, këtu në qytetin e Lezhës për të treguar ndryshimin e madh që ka ndodhur. Ndryshimin e madh që ka ndodhur në çdo qendër urbane, në çdo infrastrukturë, jo vetëm urbane, por dhe lokale dhe për të thënë të drejtën një nga elementët më të rëndësishëm që çdo bashki ka është sistemi i furnizimit me ujë dhe ai i kanalizimeve”, tha Balluku. Ministrja tha se programi Infrastruktura Bashkiake V, i financuar nga qeveria gjermane, ka filluar të zbatohet në vitin 2021 dhe do të shtrihet deri në vitin 2027 dhe ka në fokus padyshim investimet në sektorin e ujësjellës – kanalizimeve në zonat turistike. “Nëpërmjet këtij programi, është parashikuar të rehabilitohen sistemet e ujësjellës kanalizimeve për qytetet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Berat dhe Vlorë. Gjithashtu synohet të ndërtohen Impiantet e Trajtimit të Ujërave të Ndotura për qytetet Berat, Shkodër, si dhe do të përmirësohet niveli i trajtimit për impiantin e ujërave të ndotura këtu në qytetin e Lezhës”, tha më tej Balluku. Rehabilitimi i impiantit të ujërave të ndotura është gjithashtu pjesë e këtij programi. Qëllimi i projektit është përmirësimi i situatës së furnizimit me ujë, gjithashtu si dhe rritjen e performancës së shoqërisë rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve në Lezhë.

Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
Top News- Nga shëndetësia tek ‘non grata’/ Berisha prezanton planin, kërkon bashkim të opozitës
20/01 17:18
Top News- Berisha prezanton planin për shëndetësinë: Premton 2-fishim të buxhetit
20/01 16:28
Top News- Berisha i vë kusht Ramës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor
20/01 16:27
DIGITALB DIGITALB - OFERTA