Top Channel/ Inflacioni “kokëfortë”, rritet sërish në Nëntor. Ushqimet janë “të shtrenjta”
08/12/2023 21:32

Çmimet po tregohen kokëfortë, ndërsa në Nëntor sërish pësuan një rritje të lehtë. Inflacioni, indeksi që mat çmimet e konsumit, shkoi në nivelin 3.9%, duke mos u ndikuar as nga rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë. Inflacioni gjatë këtij viti ka qenë i udhëhequr dhe po rri mbi objektivin e BSH, për shkak të ushqimeve. Ky grup u rrit me 2.9% gjatë nëntorit, ndërsa të tjerët që ndikuan janë qiratë, mobiliet, pajisjet shtëpiake, hotelet, kafenetë dhe restorantet si dhe pije alkoolike e duhani. Nga nëngrupet, zarzavetet vijojnë të jenë me rritje dyshifrore, ndërsa frutat edhe produktet e bulmetit dhe vezët ndoqën pas për rritjen e fortë të çmimeve. Ndërkohë tregu i mobiljeve shtëpiake që nga 2022 ka pasur çmime mbi objektiv, një shenjë e rritjes së kostove të prodhimit dhe fuqisë punëtore. Një tjetër grup i prekur nga inflacioni gjatë këtyre dy viteve është dhe argëtimi dhe kultura për shkak të rritjes së numrit të turistëve. Ulja e çmimeve të naftës nga nivelet rekord prej 240 lekësh gjatë 2022-it ka ndihmuar më së shumti në zbutjen e inflacionit. Nga kongresi i PS, ministria e financave ka premtuar një paketë mbështetje për shtresat vulnerabil, ku përfshihen ata që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe grupe të tjera në nevojë, njësoj si bonusi i pensionistëve.

Top News- Marrëveshja BSH me BEI/ Financat e gjelbra, Gent Sejko: Transformim sistemit financiar
23/01 19:45
Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA