Top Channel/ Inceneratori i Tiranës në gjyq/ SPAk mbyll hetimet dhe dërgon 12 persona për gjykim
02/08/2024 19:31

SPAK dyshon se 12 zyrtarë shpërdoruan detyrën në bashkëpunim me njëri - tjetrin, dhe në mbyllje të hetimeve i kërkon gjykatës antikorrupsion që ti gjykojë si të akuzuar për Inceneratorin e Tiranës. Ish ministri i mjedisit Lefter Koka, ndaj të cilit ky është inceneratori i tretë që i prodhon një akuzë, por edhe ish zyrtarë ndaj të cilëve përsëriten akuzat janë edhe Pëllumb abeshi , Etleva Kondi dhe Erjon Murataj. të tjerët sic njofton zyrtarisht SPAK janë Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola. SPAK deklaron se konstatoi shkelje të ligjit gjatë hetimit për kontratën koncensionare për ndërtimin e inceneratorit Tiranë, lidhur mes ministrisë së mjedisit dhe “Integrated Energy B.V SPV” me kosto të investimit gati 128 milionë euro. shtatë anëtarë të dhënies së Koncesionit akuzohen se bashkëunuan me ish ministrin , drejtoreshën juridike Alba Thoma dhe përgjegjësin e prokurimeve Bledar Karoli duke nisur nga propozimi I dhënies së bonusit pa përpiluar një raport përmbledhës. Spak njofton zyrtarisht se “në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit për ndërtimin e inceneratorit rezulton se shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k ishte në dijeni të rrethanave konkurruese para se të shpallej procedura”. Dhe dicka e tillë dyshohet se ka ndodhur me mbështetjen e të dyshuarve . Në dosjen e dorëzuar në gjykatë SPAK argumenton edhe mbi dokumentet standarde të koncesionit. Këto shkresa sipas hetimit të deritanishëm nuk rezultojnë të jenë hartuar dhe miratuar nga anëtarët e komisionit, në kohën që këto dokumente janë ngarkuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik, pasi rezulton se nga ana e komisionit nuk është mbajtur mbledhje apo procesverbal “. Shkresat dyshohet se u hartuan nga punonjës në shoqërinë e Klodian Zotos, i cili më pas ja ka përcjellë të akuzuarve Alba Thoma dhe Bledar Karoli. Dy ish zyrtarët nga ana tjetër konsiderohen si ndërmjetësit mes ministrisë së mjedisit dhe Zotos. Ndërsa anëtarët e komisionit të dhënies së koncensionit akuzohen se i përllogaritën kostot e studimit të fizibilitetit referuar studimit të shoqërisë propozuese, çka ka rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA