Top Channel/ “Inceneratori” 8 mbeten në burg/Gjykata lë në arrest shtëpie 6 zonja dhe një të moshuar
11/12/2023 19:23

GJKKO la në fuqi 14 nga 15 masat e dhëna në mungesë për të akuzuarit për çështjen e Inceneratorit të Tiranës. Vetëm për Jetmir Llapajn i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” është vendosur nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi masën “arrest në burg” për Lefter Kokën, i akuzuar për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim; Alqi Bllakon,i akuzuar për “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”; për Erjon Muratajn; Taulant Tushën, Namik Simixhiun, Bledar Karolin, të akuzuar për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim. GJKKO vendosi gjithashtu masën “arrest në burg për Klodian Zoton, i akuzuar për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda në bashkëpunim, “korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë ose të shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” dhe Mirel Mërtirim, mbi të cilin rëndojnë veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda në bashkëpunim dhe “pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Kurse “Arrest në shtëpi” për Pëllumb Abeshin, Etleva Kondin, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Koplikun, Silena Tolën, për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre” në bashkëpunim. Prej orës 10:30, Gjykata e Posaçme nisi seancën për vlerësimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të 15 personave të vënë nën hetim, mes tyre dhe ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm Alqi Bllako. SPAK thotë se zyrtarët e lartë të Bashkisë dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, paracaktuan fituesit, që ishin dy biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Ata dyshohet se u përfshinë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash në këtë koncension. Më parë prokurori Dritan Prençi i kërkoi gjyqtares Irena Gjoka të lërë në fuqi masat dhe vijimin e tyre që janë shpallur ne mungesë. SPAK thotë se kompjuteri i Klodian Zotos ndihmoi prokurorët në zbërthimin e lidhjeve të tij me zyrtarët që konsultoheshin me të, për procedurat e koncensionit dhe dokumentacionin e kërkuar.

Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA