Top Channel/ I përzgjedhuri i Trump për drejtues të FBI-së u hetua në mandatin e parë, Kash Patel…
10/12/2024 18:48

Departamenti i Drejtësisë (DOJ) gjatë mandatit të parë të Donald Trump ka marrë fshehurazi të dhëna telefonike nga dy anëtarë të Kongresit dhe 43 punonjës të tjerë, përfshirë Kash Patel, i përzgjedhuri i Trump për të drejtuar FBI-në, si pjesë e hetimeve mbi rrjedhjen e informacionit, sipas një raporti të publikuar nga CNN. Raporti i ri ngre shqetësime për mënyrën se si departamenti u përpoq të gjente burimet e gazetarëve nga një listë e gjerë dhe dypartiake e punonjësve federalë që kishin akses në informacion të klasifikuar për shkak të detyrave të tyre. Edhe pse raporti nuk përmend emrat e Patel dhe dy anëtarëve të Kongresit, burime të njohura me këtë çështje i thanë CNN se Patel ishte në shënjestër, së bashku me përfaqësuesit tw tjerw demokratë. Patel ishte një ndihmës për Komitetin e Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve, që drejtohej nga republikanët në atë kohë. Prokurorët kërkuan gjithashtu të dhëna, përfshirë emaile, nga gazetarët e CNN, The Ëashington Post dhe The Neë York Times, sipas raportit. Raporti zbuloi se hetuesit e Departamentit të Drejtësisë (DOJ) ndërmorën një fushatë të gjerë për të identifikuar ata që mund të kishin pasur akses në informacionin e ndjeshëm që ishte rrjedhur. Kërkimi i të dhënave bazuar vetëm në “afërsinë në kohë midis aksesit në informacion të klasifikuar dhe publikimit pasues të tij… rrezikon të frenojë aftësinë e Kongresit për të mbikëqyrur degën ekzekutive,” shkroi inspektori i përgjithshëm. Kjo ndodh sepse një veprim i tillë “ekspozon zyrtarët e Kongresit ndaj shqyrtimit të të dhënave të tyre nga Departamenti i Drejtësisë vetëm për kryerjen e detyrave kushtetuese të autorizuara për mbikëqyrje nga Kongresi, duke krijuar, të paktën, perceptimin e ndërhyrjes së papërshtatshme të degës ekzekutive në aktivitetet legjitime të mbikëqyrjes nga dega legjislative,” shtoi inspektori i përgjithshëm.

Top News – Trump nis ‘raprezaljen’ në administratë, SMS federalëve: Tregoni politikat e diversitetit
24/01 10:15
Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
DIGITALB DIGITALB - OFERTA