Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01/2025 19:21

Gjykata e Elbasanit ka dënuar në mungesë me 11 vite e 4 muaj burg Erjon Llapushin, për vrasjen e kamerierit Gazmend Kurmaku, ngjarje e ndodhur në 2 tetor të vitit 2021. Llapushi u shpall fajtor për akuzën e vrasjes me dashje. Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg, por gjykata vendosi 17 vite burg, ndërsa me aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale i ulet 1/3 e dënimit duke e dënuar përfundimisht me 11 vite e 4 muaj burg. Edhe pse në kërkim Llapushi është përfaqësuar në seancë me avokat mbrojtës. Ky i fundit pranoi fajësinë dhe kërkoi aplikimin e uljes së dënimit. Krimi i rëndë ndodhi në një lokal në Elbasan ku Erion Llapushi kapi nga fyti kamerierin 57-vjeçar Gazment Kurmaku për një tavolinë e cila ishte e rezervuar, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. 33-vjeçari Erjon Llapushi është një personazh i skeduar tashmë nga policia për aktivitet kriminal dhe dhunë duke u cilësuar person me rrezikshmëri të lartë. Mëngjesin e së premtes forcat e Drejtorisë Vendore të Policise Korçë, Renea, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale ushtruan kontrolle në 29 banesa të personave kontingjent kriminal apo që kanë lidhje me Llapushin. Forcat Renea rrethuan dhe ushtruan kontroll të në banesën e të shumëkërkuarit, por ai nuk u gjet aty. Në deklaratën e saj policia konfirmoi se gjatë kontrollit u gjetën armë para dhe aparate celularë të cilat dyshohet që përdoreshin për lojëra fati ndërsa në 3 banesa është gjetur edhe sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA