Top Channel/ I hodhën lëndë plasëse, pamjet pranë banesës së drejtuesit të PD-së në Shijak
24/05/2021 14:15

Një sasi lëndë plasëse është vendosur në banesën e drejtuesit të PD-së në qytetin e Shijakut gjatë mbrëmjes së kaluar. Kamera e sigurisë së familjes Vora ka fiksuar autorin natën e kaluar teksa vendos lëndën plasëse në derën e shtëpisë. Top Channel ka siguruar edhe pamjet pranë banesës së tij, ku ndodhen forca policie që po sigurojnë prova për të bërë të mundur identifikimin e autorit. Në një prononcim për mediet, drejtuesi i PD-së në Shijak, Ilgner Vora hedh poshtë pistën e një konflikti mes adoleshentësh ku përfshihet vëllai i tij 16-vjeçar duke thënë se nuk e beson dhe se janë në pritje të përgjigjes së policisë. Ai ka treguar se nuk ka pasur probleme apo konflikte me askënd, ndërsa shton se të gjithë pjesëtarët e familjes janë shumë të trembur. Vora: Rreth orës 21:50 ka shpërthyer një lëndë plasëse me fitil të ndezur në derën e banesës ku jetojmë. Nuk dimë asnjë pistë ku policia e Durrësit dhe Shijakut po heton. Për pjesën e politikës gjatë tre viteve jam kryetar i qytetit të Shijakut për PD-në. Nuk besoj te kjo pista e fëmijëve, por presim përgjigjen e Policisë së Shtetit. Vëllai im është vetëm 16 vjeç dhe unë kam vite që jetoj në Shijak dhe s’kemi pasur konflikte me askënd, përveç denoncimeve tona politike. Ne jemi një familje shumë e madhe. Jetojmë 12 persona në një apartament, bashkë me vëllain e madh dhe me të gjithë fëmijët e vegjël. Të trembur jemi shumë. Kjo është gjithçka.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA