Alket Hatija, një person jo i panjohur për drejtësinë, i dënuar me 20 vjet burg nga autoritetet gjyqësore italiane për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 50 vjeçari u kap gjatë një operacioni policor në një hotel në qytetin bregdetar.