Top Channel/ I arratisur nga Katalonja, ish-lideri merr pjesë në tubim qetësisht! Alarmohet policia
08/08/2024 21:27

Ish-lideri separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont, u rikthye në Spanjë pas shtatë vitesh në arrati, dhe mori pjesë në një tubim në Barcelonë, duke e shtyrë policinë spanjolle të nisë një kërkim të madh për kapjen e tij. Me gjithë praninë e madhe policore, Puigdemont foli para mijëra ndjekësve të tij në kryeqytetin katalanas, duke u thënë atyre se synon ta ringjallë përpjekjen për pavarësi, e cila e kishte zhytur Spanjën në krizë politike më 2017. Pasi e përfundoi fjalimin, Puigdemont doli mbrapa skenës, dhe policia e mediat nuk ishin në gjendje ta gjenin më vendndodhjen e tij. Një person me altoparlant i bëri thirrje turmës ta shoqëronte Puigdemontin në një marsh drejt Parlamentit të Katalonjës. Por, derisa zyrtarë të lartë të partisë së ish-liderit dhe anëtarë të partisë së moderuar separatiste, marshuan drejt ndërtesës parlamentare. Kërkimi për liderin separatist shkaktoi rrëmujë në trafik në Barcelonë dhe në afërsi të kufirit me Francën, pasi policia vendosi postblloqe dhe i kontrolloi veturat. Kërkimi për Puigdemontin u anulua më vonë, tha një zëdhënës pa shpjeguar arsyen. Disa mbështetës të Puigdemontit u përleshën me policinë në përpjekje për ta thyer kordonin që rrethonte një park ku ndodhet ndërtesa e Parlamentit. 61 vjeç, u largua në Belgjikë para shtatë viteve, pas përpjekjes së dështuar për ndarjen e Katalonjës nga Spanja.

Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
Top News – Kërcënimi i Trumpit për Rusinë…Përgjigjet Kremlini: Nuk shohim asgjë të re
23/01 14:07
Top News – Fitorja e Rusisë në Ukrainë…Rutte: Do shkatërronte NATO-n, triliona për t’u ringritur
23/01 14:06
DIGITALB DIGITALB - OFERTA