Burri i akuzuar për tentim vrasjen e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump në një fushë golfi në Florida para disa ditëve, kishte lënë një shënim duke shpjeguar qëllimet e tij. Ai kishte shkruar se planifikonte ta vriste Trumpin dhe mbajti në automjetin e tij një listë të datave dhe vendeve ku ish-presidenti amerikan do të paraqitej, ka njoftuar Departamenti i Drejtësisë të hënën. Për pretendimet e reja është njoftuar para seancës dëgjimore të së hënës, ku Departamenti i Drejtësisë do të argumentojë se 58-vjeçari Rajan Uesli Ruth duhet të mbetet në paraburgim derisa çështje ndaj tij të mbarojë. Shënimi ishte vendosur në një kuti që i kishte dërguar ai muaj më parë një personi identiteti i të cilit nuk është zbuluar. Personi nuk e kishte hapur kutinë deri pas arrestimit të së dielës së kaluar të 58-vjeçarit. Në kuti kishte municion, një tub metalik, materiale ndërtimi, mjete, telefona dhe letra të ndryshme. Personi që mori kutinë kishte kontaktuar forcat re rendit. Emri i tij nuk u zbulua nga Departamenti i Drejtësisë.