Top Channel/ Hetimi për ngjarjen e Pogradecit,dyshime pse Prokuroria zbuti veprën penale për autorin
15/08/2024 19:48

Ngjarja e rëndë e Pogradecit ku mbeti i vrarë Egli Proga dhe pak orë pas ngjarjes u arrestua autori i saj Denis Meçe, u bë lajmi më i rëndësishëm i këtyre ditëve të nxehta të gushtit. Kjo edhe për shkak të disa raportimeve fillestare mbi mënyrën se si ndodhi vrasja e Progës, por edhe pas reagimit të familjarëve që hodhën akuza të rënda për mënyrën se si po hetohej ngjarja. Ajo që dihet tashmë zyrtarisht, e konfirmuar edhe nga policia, është fakti se viktima, në gjendje të dehur, ka shkuar në lokalin ku ndodhi më pas vrasja për të pirë sërish. Megjithëse u raportua se sherri mes Progës dhe Meçes ka ndodhur për shkak të gjobëvënies nga ky i fundit, asnjë dëshmitar dhe asnjë dokument zyrtar nuk e provon këtë. Sipas të dhënave zyrtare, përveç viktimës që ka qenë në gjendje të dehur, edhe autori, siç ka deklaruar edhe vetë, ka qenë edhe ai në gjendje të dehur. Sherri ka nisur mes dy personave në gjendje të dehur, ku viktima pasi i ka dhënë një cigare autorit, ka nisur ta shajë. Të dy më pas kanë dalë jashtë dhe Meçe e ka goditur Progën duke i shkaktuar atij vdekjen. Sipas raportimit, pasi është goditur Proga ka rënë fillimisht mbi një makinë dhe më pas koka e tij ka rënë në toke. Dinamika është përshkruar në materialin zyrtar që policia i ka dërguar Prokurorisë, bashkë edhe me njoftimin që i ka shkuar urgjencës në momentin që është lajmëruar për ngjarjen. Nisur nga kjo kronologji dhe pyetjes së dëshmitarëve, çuditërisht prokuroria ka regjistruar veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, duke e zbutur rrjedhimisht edhe dënimin e tij nëse do të shpallet fajtor. Gjykata nga ana e saj ka lënë në fuqi masën që ka kërkuar prokuroria, çka ka nxitur edhe revoltën e madhe, te familjarët por edhe në rrjetet sociale.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA