Top Channel/ “Harta” e votës së emigrantëve, në pesë ditë mbi 20 mijë kërkesa për regjistrim
16/01/2025 19:34

Në 5 ditëe emigrantët shqiptarë kanë dorëzuar 20 245 kërkesa për regjistrim në listën e zgjedhësve të votuesve nga jashtë, teksa kanë kohë për plotësimin e formularit elektronik në aplikacionin e KQZ deri më 4 mars. Deri tani më të interesuarit duken shqiptarët e Italisë me 6197 kërkesa, pasuar nga Greqia dhe Gjermania në tre vendet e para. Por këtë mundësi të dhënë për herë të parë për shqiptarët në të gjithë globin po e shfrytëzojnë edhe ata që jetojnë në shtete të vogla deri në ishuj, si psh 4 kërkesa nga shqiptarët në Guadalupe, 2 nga Antigua dhe Barbuda, 1 kërkesë nga Gauna, Zambia apo ishujt Fixhi… Të dhënat gjinore tregojnë se meshkujt mbizotërojnë me kërkesat për të ushtruar të drejtën e votës, me 67%. Xhaferi ka lënë Shqipërinë në 97’ e prej tre dekadash jeton në Itali dhe e vlerëson të rëndësishëm votën e diasporës ‘Kam ikur me helikopter nga Farka drejt një province në Verona, prej 25 vitesh pune me dokumenta jam stabilizuar. Unë skam ardhur ndonjëherë apostafat për zgjedhje, vetëm kur kam qëlluar aty kam votuar. Por e njoh situatën politike e ndjek vazhdimisht lajmet, nga dy tre herë në ditë. Dhe është e rëndësishme që do votojmë. E presim me kënaqësi edhe me shokë apo familjarë që janë këtu e kam biseduar”. Ndryshe mendon Julia, e cila është shkëputur nga realiteti shqiptar me jetesën në Spanjë. “Kam vite që jetoj në Spanje dhe nuk e di se çfarë ndodh ne Shqipëri në përgjithësi. Por edhe po te votoja nuk jam e sigurt se sa e vlefshme mund te jetë vota ime pasi nuk njoh as kandidatët për deputet”. Regjistrimi online i votuesve jashtë territorit shqiptar për zgjedhjet e 11 majit është hapi i parë për të ushtruar të drejtën e votës ku pranë app të KQZ duhen plotësuar të dhënat personale, duke pasur një mjet identifikimi shqiptar ose kartë identiteti ose pasaportë.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA