Top Channel/ Hapet kufiri Kosovë-Serbi! Hiqen pas 12 orësh bllokadat në Bërnjak dhe Merdarë
07/09/2024 19:36

Për më shumë se dymbëdhjetë orë dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Mërdarë u mbyllën për qarkullim. Që nga ora 18:00 e mbrëmjes së të premtes, qytetarët serbë në territorin e Serbisë, kishin bllokuar rrugët në afërsi të pikave kufitarë me Kosovën. Për shkak se serbët nuk lejuan të qarkullojnë udhëtarët me dokumente identifikimi dhe vetura me targa të lëshuara nga autoritetet e Kosovës, institucionet në vend kanë mbyllur për qarkullim pikën kufitare të Mërdares dhe Bërnjakut. Të gjithë udhëtarët që u nisën të hyjnë brenda territorit të Serbisë përmes pikës kufitare të Merdares, u kthyen prapa pas njoftimit që merrnin nga zyrtarët policor në këtë pikë kalimi. Pasditen e së shtunës, Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla njoftoi se pikat kufitare në Mërdarë dhe Bërnjak u liruan për qarkullim. “Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak.” Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë së shtunës u bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrin masa ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Ai duhet të ndalet para se të hyjë në luftë”, ka shkroi Gërvalla. E presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke thënë që bllokadat tregojnë afërsinë e shtetit serbë me bandat kriminale, shtoi se Serbia nuk do fqinjësi të mirë. DEK Vjosa Osmani – Presidente e Kosovës Bllokimi i rrugëve pranë pikave kufitare në Serbi, vjen pasi më 30 gusht, Policia e Kosovës mbylli pesë komuna paralele që vepronin ilegalisht në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
Top News – Vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani pret delegacionin e KiE
17/01 16:37
Top Channel/ Qendra për të mbijetuarit e torturës propozohet për çmimin Nobel
17/01 15:41
Top Channel/ Kosovë, Qendra e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Nobelin e Paqes!
17/01 15:05
Top News – Shkeljet e fushatës/ Kosovë, KQZ gjobit LDK dhe Vetëvendosjen
16/01 18:21
Top Channel/ Plani për t’i marrë jetën Liridonës, zbardhet ngjarja që tronditi Kosovën
16/01 13:24
DIGITALB DIGITALB - OFERTA