Top Channel/ Guvernatori Sejko: Ulet me 0.25% norma bazë e interesit
06/11/2024 20:10

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit në 2.75%, nga 3% që ishte deri më tani. Kjo është ulja e dytë brenda pak muajsh, ndërkohë që paralelisht, do të ulen edhe normat e interesit të depozitës njëditore dhe kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë. Vendimet e Këshillit Mbikëqyrës i bëri të ditura guvernatori Gent Sejko. “Këshilli Mbikëqyrës gjykon se kjo lëvizje do të krijojë kushte monetare më të përshtatshme për të kontrolluar ndikimin që goditjet afatshkurtra të ofertës mund të kenë mbi inflacionin në të ardhmen. Ajo ilustron gatishmërinë e Këshillit Mbikëqyrës për të reaguar në kohën e duhur dhe në mënyrë simetrike ndaj lëvizjeve të inflacionit në kahun e sipërm dhe të poshtëm të objektivit, si dhe është konsistente me komunikimet tona të mëparshme për të ndjekur një politikë monetare të udhëhequr nga informacioni i ri” Guvernatori sejko tha se ekonomia shqiptare u rrit me 4% gjatë gjysmës së parë të vitit, ndërsa treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, janë në një trend pozitiv zhvillimi. “Të dhënat zyrtare të Instat-it, tregojnë se ekonomia shqiptare u rrit me 4% gjatë gjysmës së parë të vitit. Të dhënat indirekte të disponuara sugjerojnë se ky ritëm rritjeje do të vijojë edhe në gjysmën e dytë të vitit. Rritja ekonomike e vitit 2024 është mbështetur – në masën më të madhe – nga rritja e konsumit familjar dhe e investimeve në ekonomi. Paralelisht me të, edhe zgjerimi i eksportit të shërbimeve ka pasur një ndikim pozitiv, kryesisht në sajë të rritjes së të ardhurave të turizmit, ndërkohë që rritja e importeve, rënia e eksportit të mallrave dhe politika konsoliduese fiskale kanë pasur ndikim frenues.”

Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
Top Channel/ Lëvizjet e BSH për të shpëtuar Euron, blerje rekord në 2024
25/12 19:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA