Top Channel/ Greqia ka “merak” Erdoganin, Mitsotakis sheh më shumë avantazhe me zgjedhjen e Trump
06/11/2024 22:25

Burime diplomatike greke vlerësojnë se zgjedhja e presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë sjell për Athinën zyrtare më shumë avantazhe sa disavantazhe. Kyriakos Mitsotakis në një deklaratë të re pas rezultatit, kur ka uruar Presidentin Trump për fitoren e tij, i bindur , siç ka thënë se marrëdhëniet greko-amerikane do të vazhdojnë të jenë të forta dhe produktive. Ju kujtoj se bashkëpunimi mes Athinës dhe Uashingtonit ka qenë i shkëlqyer edhe gjatë mandatit të parë të Presidentit të ri. Qëndrimi i Greqisë, si anëtare e NATO-s dhe si partnere e Bashkimit Evropian, është gjithmonë qëndrim parimor dhe këto parime nuk janë të përcaktuara nga të tjerët. Siç vlerëson Athina përparësitë për të , vijnë në radhë të parë nga fakti se Donald Trump dihet se ka një intolerancë ndaj qeverive dhe vendeve anëtare të NATO-s, me shpenzime të kufizuara për mbrojtjen dhe kontribut të vogël financiar në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Por Greqia nuk është një rast i tillë, përkundrazi, është ende një nga vendet anëtare të NATO-s me shpenzimet më të larta të mbrojtjes, në nivelet 3%-4% të PBB-së. Nga ana tjetër një parametër kritik për Greqinë është mënyra se si rezultati i zgjedhjeve në SHBA do të ndikojë në marrëdhëniet greko-turke, kur dihet në të kaluarën lidhja e privilegjuar Trump-Erdogan. Dhe në këtë kuadër, askush në Athinë nuk mund të jetë i sigurt në se qeveria e re e Donald Trump , do të zhbllokojë marrëveshjen e "ngrirë" SHBA-Turqi për programin e blerjeve të avionëve F-35, ndërkohë që Greqia ka porositur 20 prej tyre që do ti shtohen flotës së saj ajrore deri në vitin 2028 dhe nuk do që edhe fqinji i saj lindor, të ketë të njëjtat armë.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA