Top Channel/ Greqia e rrezikuar nga varfëria, 2.6 milionë banorë në vështirësi me çmimet e larta
03/04/2024 22:27

Pavarësisht se çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit u rritën me 4.8% , krahasuar me një rritje prej 5.8% në shkurt, kjo normë është pothuajse dyfishi i asaj të Eurozonës ku pati një rritje vetëm me 2.7% tregojnë të dhënat e shërbimit europian të statistikave për Greqinë. Inflacioni në vend u rrit në 3.4% në muajin mars nga 3.1% në muajin e kaluar, sipas indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit të Eurostat-it. Në të kundërt, në Eurozonë, inflacioni ra në 2.4% në mars, nga 2.6% në muajin shkurt. Rritja e re e inflacionit në Greqi vjen si pasojë e çmimeve të shërbimeve, të cilat u përshpejtuan në 3.9% nga 3.5% ndërsa edhe çmimet e produkteve joushqimore gjithashtu u rritën ne 0.4%.Vetëm çmimet e energjisë elektrike ranë me 1%. Ndërkohë shërbimi kombëtar grek i statistikave ELSTAT tregon se varfëria mbetet në një nivel shumë të lartë në Greqi- të paktën 2.6 milion qytetarë grekë , pra rreth ¼ ,rrezikohen nga varfëria. Vërtet që kjo shifër është ulur prej vitit 2015 kur kishte shkuar pas krizës ekonomike në 33% , përsëri bëhet fjalë për një përqindje të konsiderueshme. Rreziku i varfërisë ose i përjashtimit social është më i lartë për fëmijët e moshës 17 vjeç e poshtë. Pragu i varfërisë arrin në 6,030 euro në vit të ardhura për një familje me një person dhe 12,663 euro për familjet me dy të rritur dhe dy fëmijë nën moshën 14 vjeç. Nga 13 rajonet e vendit, vlerësohen se kanë shkallën më të lartë të rrezikut të varfërisë ose të përjashtimit social Peloponezi, Greqia Perëndimore, Maqedonia Perëndimore, Maqedonia Lindore dhe Traka, Egjeu i Veriut, Maqedonia Qendrore dhe Ishujt Jon. Pamjet: AFP

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA