Një person i vuri zjarrin vetes jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes deklaruan panë një burrë të përfshirë nga flakët për më shumë se tre minuta. Pas ndërhyrjes së forcave të policisë, i djegur mori kujdes mjekësor dhe u largua nga zona, sipas gazetarëve që ndodheshin në vendngjarje, të cilët shtuan se rrethanat e incidentit ishin të paqarta. Gjykata në Nju Jork është tashmë nën masa sigurie të shtuar, duke pasur parasysh praninë e ish-presidentit në sallën e gjyqit çdo ditë. Ngjarja ndodhi ndërsa procesi i përzgjedhjes të gjithë anëtarëve të jurisë në gjyqin penal ndaj ish-presidentit Donald Trump u përmbyll të premten duke i hapur rrugën prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës që të bëjnë deklaratat hapëse javën e ardhshme, në një çështje që rrjedh nga paratë paguar një ish-aktoreje filmash për të rritur për të blerë heshtjen e saj lidhur me një marrëdhënie të dyshuar me zotin Trump. Dymbëdhjetë anëtarët e jurisë që u zgjodhën të enjten, së bashku me gjashtë rezerve të zgjedhur të premtën, do të shqyrtojnë provat në procesin e parë gjyqësor penal ndaj një ish-presidenti. Pamjet: AFP