Top Channel/ GJK rrëzon Berishën: Pretendimet për “arrestin shtëpikat”, të pabazuara!
17/01/2025 19:41

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e kreut të PD, Sali Berisha për masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ish-kryeministri ngriti pretendime në lidhje me masën e vendosur nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, të cilat sipas Kushtetueses janë të pabazuara. Në vendim theksohet se kërkesa e Berishës është e papajtueshme me Kushtetutën. “Gjykata, pasi shqyrtoi fillimisht kriteret e legjitimimit të kërkuesit, arriti në përfundimin se: ai legjitimohet si për kundërshtimin e vendimeve gjyqësore për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, ashtu edhe për kundërshtimin e procedurës së ndjekur nga Kuvendi për dhënien e autorizimit për caktimin ndaj tij të masës së arrestit në shtëpi. Gjykata vlerësoi se pretendimet në lidhje me pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatave të posaçme për shkak të ligjit nr. 95/2016 nuk mund të merret në shqyrtim pasi përbën gjë të gjykuar. Po kështu pretendimet në lidhje me parimin e sigurisë juridike për shkak të paqartësisë së dispozitave procedurale penale që lidhen me kohën e ekzekutimit të masave të sigurimit, nuk mund të merren në shqyrtim pasi kërkuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike”, sipas Kushtetueses. Pak javë më parë Apeli i GjKKO-së e zëvendësoi masën arrest në shtëpi të kreut të opozitës me atë detyrim paraqitje. Siç u mësua në zbardhjen e vendimit, kjo zbutje e masës erdhi pasi tani jemi në fushatë elektorale dhe Berisha është lideri i opozitës. “Lidhur me zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga ajo e “Arrest në shtëpi” në “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, duke marrë parasysh: – faktin se kërkuesi kishte një vit me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, – faktin se moszbatimi i detyrimeve që lidheshin me masës e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” bazoheshin mbi një alibi për antikushtetuetshmërinë e kësaj mase, të rrezuar tashme nga Gjykata Kushtetuese, – moshën dhe rrethana e tjera që kanë qenë në konsideratë të gjyqtarit të hetimeve paraprake, por të vlerësuara tashmë në raport me këto rrethana të tjera, – si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që jemi në periudhën para fushatës zgjedhore dhe kërkuesi është konsideruar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese si lideri i opozitës, ose kryetar i partisë kryesore opozitare, u arrit në përfundimin që masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” nuk ishte më e nevojshme”, sipas vendimit të Apelit të Posaçëm.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA