Prej 28 vitesh Maliq Minga nga fshati Vajkan kultivon perime në një sipërfaqe prej 5.5 hektarë toke. Ai çdo vit shton sipërfaqen e tokës që e merr me qira. “Shumica janë të marra me qira, dy hektarë janë të miat. Prioritet duhet të kenë bujqit që mbjellin perime se perimja është një kulturë që e do tani vaditjen, nuk e do në dimër“, shpjegon ai.