Autoriteteve shëndetësore në gjermane duket po u rrëshqet situata nga duart. Vendi i goditur nga vala e katërt e pandemisë, regjistroi një nivel rekord prej mbi 50 mijë infektimesh brenda 24 orësh. Sipas Institutit Robert Koch, numri total i rasteve të konfirmuara deri tani ka mbërritur në 4.89 milionë, ndërsa i viktimave gati 97.200.