Top Channel/ Gjermania i “hap luftë” emigracionit të paligjshëm, çfarë po ndodh në kufijtë tokësorë
16/09/2024 20:44

Gjermania nisi të hënën kontrolle të rastësishme në kufijtë e saj me pesë vende të Evropës Perëndimore, në përpjekje për të luftuar migrimin e parregullt. Kontrollet policore filluan në orët e mëngjesit në kufijtë me Francën, Holandën, Belgjikën, Luksemburgun dhe Danimarkën dhe do të vazhdojnë për gjashtë muaj. Nga viti i kaluar, Gjermania zbaton kontrolle të tilla edhe në kufijtë me Poloninë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Zvicrën. Gjermania, anëtare e Bashkimit Evropian, njoftoi qysh javën e kaluar se do t’i zgjerojë kontrollet kufitare në të nëntë kufijtë e saj tokësorë, si masë për të goditur migracionin e parregullt dhe krimin, pas sulmeve të fundit ekstremiste. Muajin e kaluar, nga një sulm me thikë në qytetin Solingen u vranë tre persona. Sulmuesi i dyshuar, një azilkërkues sirian, tha se është frymëzuar nga grupi militant Shteti Islamik. Në qershor, një sulm tjetër me thikë – për të cilin u fajësua një imigrant afgan – la të vdekur një oficer të policisë, ndërsa katër persona të tjerë u plagosën. Kontrollet kufitare, sidoqoftë, kanë vënë në sprovë unitetin evropian, sepse disa argumentojnë se ato janë në kundërshtim me zonën e lëvizjes së lirë brenda BE-së, e njohur si Schengen. Me rregullat e BE-së, shtetet anëtare mund të vendosin përkohësisht kontrolle në të ashtuquajturit kufij të brendshëm, në rast të ndonjë kërcënimi serioz, siç është ai për sigurinë kombëtare. Por, me rregulla, kontrollet kufitare duhet të zbatohen si mjeti i fundit në situata të jashtëzakonshme dhe duhet të jenë të kufizuara në kohë.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA