Top Channel/ Gjermani, presidenti shpërndan parlamentin:” Zgjedhje të reja në 23 shkurt”!
27/12/2024 14:57

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier vendosi të shpërbëjë Bundestagun dhe të shpallë e parakoshme, të domosdoshme në këtë pikë për shkak se qeveria e Olaf Scholzit ka humbur shumicën në parlament. Steinmeier sqaroi se pas konsultimeve me partitë, vulosi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 23 shkurt 2025. Në kohë të vështira, nevojitet një qeveri e aftë për të vepruar. Partitë tani synojnë të kenë një qeveri efektive dhe një shumicë të qëndrueshme. Krerët e partive politike: SPD, Unionit CDU/CSU dhe partitë e tjera kanë rënë dakord së bashku që të kërkohen zgjedhje të reja. Rënien e qeverisë Scholz e shkaktoi vendimi i kancelarit për pezullimin e ministrit të financave Christian Lindner nga FDP-ja, cka solli për rrjedhojë tërheqjen e kësaj partie nga koalicioni qeverisës me socialdemokratët, ekologjistët dhe liberalët. Shpërbërja e Bundestagut dhe zgjedhjet e parakohshme në Gjermani janë shumë të rralla. Ishte kjo hera e gjashtë pas Luftës së Dytë Botërore, që një kancelar kërkoi votëbesim. Në tre raste, qeveria e ka përfunduar para kohe mandatin. Kjo i ka ndodhur kancelarit Willy Brandt (SPD) në 1972, Helmut Kohl (CDU) në 1982 e Gerhard Schröder (SPD) në 2005. Dhe tani kancelarit Scholz. Partitë politike kanë paraqitur ndërkohë edhe programet e tyre zgjedhore dhe kandidatët për kancelar/e: Olaf Scholz, Friedrich Merz, Robert Habeck dhe Alice Weidel. Dikush prej tyre do të jetë edhe kancelari apo kancelarja e Gjermanisë pas zgjedhjeve të parakoshme.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA