Top Channel/ Gjendje lufte? Izraelitët e libanezët përgatiten për hakmarrjen
31/07/2024 22:05

Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzhen edhe më tej, pas sulmeve izraelite të martën kundër objektivave të Hezbollahut në shtatë zona në jug të Libanit. Zëri i Amerikës raporton se banorët e Libanit dhe Izraelit po përgatiten për një hakmarrje të ashpër të Izraelit, si kundërpërgjigje pas sulmit me raketa të Hezbollahut të dielën që vrau 12 fëmijë të komunitetit druzh. Rrugëve të Jeruzalemit vërehet tension por jo panik, ndërsa banorët presin hakmarrjen e Izraelit pas sulmit të Hezbollahut gjatë fundjavës që vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë të komunitetit druzh në një fushë futbolli. Sulmi ka tronditur dhe zemëruar izraelitët. Shumë prej tyre thonë se ushtria e tyre duhet të hakmerret, edhe nëse kjo pasohet me ndonjë sulm me raketa të Hezbollahut kundër Izraelit. Besohet se grupi militant ka rreth 150 mijë raketa që mund të arrijnë në të gjitha pjesët e Izraelit. Përtej kufirit, në Liban, sipas Zërit të Amerikës, shumica e linjave të huaja ajrore kanë anuluar fluturimet. Megjithatë, plazhet ende janë të mbushura me vendas dhe banorë të Libanit jugor, shumë prej të cilëve thonë se shpresojnë se tensionet kufitare nuk do të shkaktojnë një luftë në shkallë të gjerë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi vendin ku Hezbollau sulmoi me raketa dhe vrau 12 fëmijë. Ndërsa grupi militant vazhdon të mohojë përgjegjësinë, si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Izraeli thonë se vetëm Hezbollahu zotëron raketat e përdorura në këtë sulm. Publikisht dhe privatisht, zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje Izraelit të tregojë vetëpërmbajtje. Analistët izraelitë thonë se ndërsa Izraeli beson se duhet të hakmerret, as Izraeli as Hezbollahu nuk duan që situata të përshkallëzohet në një luftë në shkallë të gjerë. Banorët e të dyja vendeve shpresojnë për më të mirën dhe po përgatiten për më të keqen.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA