Top Channel/ Gjendet thika që u qëllua Martini dhe çanta. Prokuroria i rëndon akuzën 14-vjeçarit
22/11/2024 23:14

Pesë ditë nga vrasja e Martinit 14 vjecar, policia njoftoi se pas kërkimeve të shumta është gjetur arma me të cilën ai u godit për vdekje. Thika raportohet se u konstatua së bashku me një cantë shkolle nga një qytetar, ndërkohë që pritet kqyrja e gjurmëve daktiloskopike prej nga ku do të përftohen të dhëna mbi autorin që goditi Martin Canin. Por ndërkohë autori i dyshuar i krimit Mario Përlleshi edhe ai 14 vjec nxënës i Fan Nolit ku ndiqte studimet edhe viktima , vazhdon të trajtohet në spital, vend në të cilit një gjyqtare i komunikoi masën e arrestit në prani të ptokurores, një psikologeje dhe avokatit mbrojtës të zgjedhur nga familja. Ai nuk ka folur dhe nuk ka dhënë asnjë version mbi ngjarjen tragjike që u mbyll me një të vrarë e dy të plagosur, që të gjithë të mitur , midis tyre edhe i dyshuari. Gjykata e konsideroi të ligjshëm prangosjen e 14 vjecarit nxënës i “Fan Nolit” ndaj të cilit rëndon vepra e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të të miturit. Megjithatë mbeten të paqarta dinamika të tjera të kësaj ngjarje tragjike.Ndërkohë janë administruar dëshmi të personave të tjerë nën moshë, aktivë në konflikt , që besohet se ishin 7 vetë, disa prej të cilëve ishin nxënës të një shkolle tjetër. Në Shqipëri egzitojnë agjensi të ndryshme për fëmijët në konflikt me ligjin duke nisur nga Agjensia për mbrojtjen e fëmijëve deri tek Qendra për Parandailimin e krimeve tek të Miturit të cilat duhet të bashkëveprojnë dhe të hartojnë politika përballë fenomeneve. Por pavarësisht hartimit të kodit për të miturit në 2018, shumëfishimit të përfshirjes së fëmijëve në krim , rezulton se shumë struktura mungojnë ende . vetëm vitin e kaluar në të dhënat që TCH disponon nga 2006 të mitur , 343 fëmijë nën 14 vjec u përfshinë në krime të ndryshme , dhe për ta cështja u pushua mbasi ata nuk mbajnë përgjegjësi , ose morën masa këshilluese , edukuese apo vërejtje me shkrim

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA