Top Channel/ Gazmend Bardhi shkon në SPAK/ Mesazhet në Signal, kreu i grupit të PD: Shantazh!
02/10/2024 19:29

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, lidhur me një mesazh që i ka mbërritur disa ditë më parë në aplikacionin Signal, të cilën e konsideron të rremë. Bardhi depozitoi në SPAK një fotografi të mesazhit që i ka ardhur në aplikacionin e komunikimeve Signal nga një përdorues i identifikuar si “Mbreti Zog”. Në një deklaratë për media pasi doli nga godina e SPAK, Bardhi tha se u vuri në dispozicion prokurorëve të SPAK celularin e tij. Ai theksoi se nuk shantazhohet, “kur bëhet fjalë për mbrojtje të interesit publik”. “SPAK ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme me qëllim që të identifikojë nga ka ardhur mesazhin në telefonin tim dhe autorët. Nuk kam asnjë dyshim. Kam besim se nuk është vetëm në interesin tim personal, nuk shantazhohem kur bëhet fjalë për mbrojtje të interesit publik. Është një çështje edhe në interes të Prokurorisë së Posaçme. I jam drejtuar SPAK sepse dyshimi është se personat që kanë sajuar këtë veprimtari kriminale, janë ose subjekte të krimit të organizuar ose zyrtarët publikë që dalin në përgjime. Nuk më mori kush në pyetje, se nuk kam ardhur për t’u marrë në pyetje. U vura prokurorëve në dispozicion telefonin tim”, tha Bardhi. Top Channel ka mësuar se mesazhi që ka shkuar dje në aplikacionin e kreut të grupit të PD-së përmbante fotografinë e disa mesazheve të shkëmbyer në rrjetin SKY- ECC, ku në njërin prej tyre, të nisur nga Ervis Martinaj në drejtim të një numri tjetër thuhej “çoji Gaz Bardhit 100 mijë euro te hotel…” dhe ishte nisur në vitin 2021. “Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/ECC që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publik dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor”, shkruan Bardhi në letrën drejtuar kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

Top News- Berisha zbulon rrogën si President: Merrja 16 euro
24/01 20:29
Top News- ‘Jahtet po përfitojnë nga Shqipëria’, Berisha: Ju tregoj si po dëmtohen shqiptarët
24/01 20:28
Top Channel/ Trump trondit afganët në Shqipëri! Urdhri i fundit komplikon të ardhmen
24/01 19:35
Top News- Berisha nuk do paraqitet në SPAK/ Prokuroria i pranon kërkesën, takime zyrtare në Gjermani
24/01 19:06
Top Channel/ PD vë në rrezik votën e Diasporës: Nuk votojmë draftin e KQZ nëse…
24/01 18:26
Top News – Ambasadori i ri italian. Zyrtarizohet i besuari i Giorgia Melonit në Tiranë
24/01 17:54
Top Channel/ Lëvizja e fundit! Rrezikohet pakti PS-PD, Berisha zbulon qëndrimin
24/01 15:11
Top Channel/ Begaj: Zgjedhjet, një test për vendin, diaspora të kontribuojë
23/01 22:21
Top Channel/ Berisha: Diaspora të protestojë/ Kryetari i PD vijon akuzat ndaj Taulant Ballës
23/01 22:04
Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
DIGITALB DIGITALB - OFERTA