Top Channel/ Futbollistët e Egnatias të tronditur për humbjen e mikut të tyre, Raphael Dwamena
11/11/2023 18:01

Nga spitali i Kavajës, futbollistët e Egnatias me lot në sy përcjellin Raphael Dwamena, futbollistin 28-vjeçar i cili ndërroi jetë sot. Të tronditur nga ngjarja, disa prej tyre shihen me duart në kokë dhe me sytë nga ambulanca. Golashënuesi më i mirë i Egnatias, i riu ganez u rrëzua në fushë në minutën e 25 të ndeshjes me Partizanin. Për shkak të gjendjes ai u dërgua drejt spitalit, por sulmuesi nuk ka mundur t’i mbijetojë sulmit në zemër. Në shkurt të këtij viti ai ka treguar për TCH se e kishte zbuluar problemin me zemrën në vitin 2017 teksa po firmoste kontratën e transferimit nga Zvicra për në ligën angleze. “U shokova luaja në atë kohë te Zyrih dhe kisha të gjithë mjekët aty. U detyrova të kthehesha në shtëpinë time dhe të bëja disa teste mjekësore. Në fillim më vendosën një pajisje që monitoronte rrahjet e zemrës, bëhet fjalë për një sinjal që të godet dhe të tregon gjendjen e zemrës, ajo ishte gjëja më e rëndë që më ndodhi, por unë nuk jam rrëzuar asnjëherë në fushë apo të humbas ndjenjat. Më pas më pyetën nëse isha në gjendje të mirë për të luajtur dhe unë thashë Po”, është shprehur Dwamena. Klubet e Superiores dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë shprehur ngushëllimet për ngjarjen e trishtë, ndërsa ndeshjet e fundjavës për kampionatet e futbollit shqiptar janë shtyrë. “FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dëamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Federata e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë.”, shkruan FSHF në deklaratën e saj.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA