Top Channel/ Fundi i tregtarit të armëve/ Polonia e kërkonte, 73-vjeçari fshihej në Shqipëri
27/07/2022 19:42

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mundur të ndërtojë kronologjinë e asaj çfarë ndodhi 24 orët e fundit në jetë e Andrzej Izdebski njëri prej tregtarëve më të njohur të armëve me origjinë polake. Paraditen e të shtunës 18 Qershor 2022, 73 vjecari polak nën shoqërinë e disa miqve, mes tyre një ish drejtor i kompanisë shtetërore të shitjes së armëve MEICO kanë shkuar për haycking në Malin e Dajtit. Më pas kanë drekuar dhe kanë ardhur në Tiranë. Ish drejtori MEICO e ka telefonuar në mbrëmje për ta pyetur nëse ishte kënaqur. Andrzej Izdebski i ka thënë se ndjente një dhimbje kraharori. Dy ditë më pas pasditen e 20 Qershorit, ai u gjet pa jetë në krevat në një apartament tek pallatet Agimi, si pasojë e një arresti kardiak. Ai u largua nga Polonia në Dhjetor 2020 për ti shpëtuar një hetimi pasi dështoi të përmbushte kontratat me qeverinë polake në sigurimin e 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë. Një ish drejtor i MEICO një prej personave që e takoi Izdebskin për herë të fundit, i tha gazetarit te Top Channel Muhamed Veliu, se Andrzej Izdebski, fillimisht kishte shkuar në Turqi, më pas në Serbi për të mbërritur në Shqipëri në fund të vitit 2021. Për të plotësuar kushtet e marrjes të një leje qëndrimi të përhershme në vendin tonë Andrzej Izdebski regjistroi një kompani të re biznesi me emrin “‘Trade Invest & More’ sh.p.k.”. Riaktivizoi në QKR edhe kompaninë UNIMESKO, regjistruar në 2011 përmes të cilës kishte blerë armë nga kompania shtetërore shqiptare MEICO për ti çuar në Afrikë. Liljana Zyla bashkëshortja e një ushtaraku të rëndësishëm në vitet 2005- 2013 e kontaktuar nga Top Channel hodhi poshtë përfshirjen e saj në tregti armësh me polakun Izdebski.

Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
Top News – Shënjestra e ‘Kep Arapit’. ‘Akili’ shqiptar arratiset nga burgjet italiane
24/01 14:30
Top News – ‘Qendër ekselence shëndetësore’ Rama: Do të transformojmë QSUT brenda 5 viteve
24/01 14:26
DIGITALB DIGITALB - OFERTA