Top Channel/ Frikë nga sulmet izraelite, Gjermania evakuon stafin e ambasadës në Bejrut
30/09/2024 20:33

Gjermania evakuoi nga Libani stafin e ambasadës së saj në Bejrut si dhe disa qytetarë gjermanë me nevoja të ndryshme mjekësore. Rreth 110 pasagjerë udhëtuan më 30 shtator me avionin e forcave ajrore gjermane, përfshirë diplomatë, pjesëtarë të tjerë të stafit dhe disa qytetarë që konsideroheshin në gjendje të pambrojtur, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Ministritë e Jashtme dhe të Mbrojtjes njoftuan më parë për fluturimin e veçantë nga Libani i goditur nga konflikti “për të mbështetur largimin e kolegëve dhe familjeve të tyre”, si dhe të stafit të disa organizatave partnere gjermane. “Qytetarët gjermanë që janë veçanërisht në rrezik për shkak të kushteve mjekësore po ashtu po evakuohen”, thuhej në deklaratë. Ambasada në Bejrut ka mbetur ende funksionale për të ndihmuar rreth 1.800 qytetarë gjermanë në vend. “Ambasada vazhdon të mbështesë gjermanët e mbetur në Liban në largimin e tyre përmes fluturimeve komerciale dhe mënyrave të tjera”, thuhet tutje në deklaratë. Në fundjavë, Berlini ngriti nivelin e alarmit për misionet në Bejrut, Tel Aviv dhe Ramallah në Bregun Perëndimor të okupuar. Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të hënën se “ne aktualisht jemi në një fazë ku mbështesim largimin e qytetarëve, por ne nuk jemi në një skenar evakuimi”. Deklarata e përsëriti se “të gjithë gjermanët në Liban janë njoftuar ta lënë vendin që nga tetori i vitit 2023”. Izraeli ka bombarduar objektivat e Hezbollahut të mbështetur nga Irani, në sulme që kanë vrarë qindra dhe kanë detyruar qindra mijëra të tjerë të ikin nga shtëpitë e tyre. Hezbollahu është grup militant dhe parti politike, që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. Izraeli tha më herët këtë muaj se po ndryshonte fokusin nga Gaza në sigurimin e kufirit të tij verior me Libanin, për të lejuar izraelitët e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre. Hezbollahu premtoi të hënën se do të vazhdojë të luftojë Izraelin dhe tha se ishte i gatshëm të përballonte çdo operacion tokësor në Liban, pas vrasjes së liderit të tij në një sulm ajror që i dha grupit një goditje të rëndë.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA