Top Channel/ Frenohet largimi “i trurit”, një pjesë e emigrantëve të kualifikuar pritet të rikthehen
15/10/2024 19:37

Ëndrra e shqiptarëve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian po bëhet realitet me hapjen e grupkapitullit të parë me unionin. Por si do ndikojë ky proces tek qytetarët e thjeshtë, e për më tepër tek ata që mendojnë të largohen nga vendi. “Hapja e negociatave është një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë, pasi ata do të kenë mundësi për të lëvizur drejt këtyre vendeve për çështje pune, por edhe do të ndikojë pozitivisht që shumë prej atyre që janë larguar, duke patur të njëjtat kushte në Shqipëri do të rikthehen duke investuar apo duke u punësuar në vendin e vet, ku ende kostot e investimit në biznes apo kostot e krahut të punës, janë shumë të lira në raport me vendet e tjera të Bashkimit Europian”, thotë për Top Channel Erion Muça, ekspert për punësimin. Edhe ritmet e largimit të trurit do të ulen, kjo pasi një qytetar shqiptar do të gëzojë të drejtën e një qytetari europian, gjë që do të bëjë që ekspertët më të nderuar apo profesionistët mos të lëvizin nga Shqipëria, se tanimë çdo lloj ekspertize apo shërbimi mund ta ofrojnë nga Shqipëria drejt tregut europian. Edhe kur të anëtarësohemi në Bashkimin Europian ne do të mbartim me vete perceptimet dhe paragjykimet e gabuara që kanë patur edhe anëtare të tjera të reja të unionit si Kroacia, Bullgaria dhe Rumania, të cilat edhe sot shihen jo vetëm si vendet më të varfëra, por edhe vendet që më shumë kanë përfituar sesa kanë kontribuar në BE.

Top Channel/ 6 ton kokainë! Goditet rrjeti kriminal nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia e Spanja
24/01 22:02
Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
DIGITALB DIGITALB - OFERTA