Katër muaj mbasi palët nisën përballjen në një gjykim të hapur , SPAK shpalli pretencën ndaj Dhionisis Alfred Belerit dhe bashkëpunëtorit të tij Pandeli Kokaveshi, nën akuzë për korrupsion aktiv në zgjedhje. SPAK kërkoi shpalljen fajtor të kryetarit të votuar të bashkisë ëë Himarës dhe dënimin e tij me dy vjet e gjashtë muaj burgim Si rrethanë për këtë masë dënimi SPAK tregoi se llogariti edhe rrezikshmerine dhe marzhin e dënimit të krimit të korrupsionit në zgjedhje që dënohet nga 1- 5 vjet burg tha prokurori. Si dhe fakti qe Beleri nuk është penduar, mosha gjyqësore e tij dhe gjendja gjyqësore Për Pandeli kokaveshin spak kërkoi dy vjet burg që gjykata duhet ti konvertojë në 4 vjet shërbim prove, duke patur parasysh që ai dhe fëmija e tij kanë probleme shendetësore . Spak tregoi se për blerjen e votave , dëshmitarit të drejtësisë Arsen Rama ju kërkua një listë me emra konkretë për të cilët do të paguhej. Kur Arsen rama e dorëzoi listën, pandeli kokaveshi i tha se 4 prej tyre i kishte siguruar vetë duke i paguar vetëm votat e tetë personave. Por pavarësisht se mbrojtja i dëgjoi provat, i kundërshtoi sërisht