Top Channel/ Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!
21/06/2021 12:09

Francezët mbeshteten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron. Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans bashkë me kampin konservator-liberal ka marrë 28% të votave. Për liderin konservator Christian Jacob partia e kreut të shtetit pësoi "një dështim të pashembullt." Pothuajse 46 milionë njerëz kishin të drejtën të votojnë në zgjedhjet lokale për pushtetin në rajone. Zgjedhjet u mbajtën njëkohësisht për pushtetet rajonale dhe për parlamentet vendore, që është testi i fundit në mbarë vendin para zgjedhjeve presidenciale që mbahen në pranverën e ardhshme. Ndaj rezultati i votimit shikohet me shumë vëmendje në Paris - dhe jo vetëm atje, thote DW. Shqetësimi kryesor ishte ai i nje avansimi te madh te ekstremit të djathtë, por as kjo nuk ndodhi: Fronti Nacional i Marine le Pen mbeti shumë prapa pritshmërive të saj duke marrë vetëm 19% të votave. Vëzhguesit i kanë parë këto zgjedhje si një lloj dueli mes Le Penit dhe presidentit aktual Emmanuel Macron. E tillë situata mendohet të jetë dhe për zgjedhjet e përgjithshme, vetëm se diferenca mes tyre do të jetë shumë më e ngushtë. Nëse ekstremi i djathtë do të fitonte zgjedhjet rajonale, do të kishte shkaktuar një tërmet të vërtetë në politikën franceze.

Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
Top News – Kërcënimi i Trumpit për Rusinë…Përgjigjet Kremlini: Nuk shohim asgjë të re
23/01 14:07
Top News – Fitorja e Rusisë në Ukrainë…Rutte: Do shkatërronte NATO-n, triliona për t’u ringritur
23/01 14:06
Top Channel/ Rrëmbimi i të porsalindurës në një spital në Itali, babai: Në dhomë erdhi një grua…
23/01 14:06
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
DIGITALB DIGITALB - OFERTA