Top Channel/ Forcat izraelite nisin sulmin tokësor në Liban, tërhiqet ushtria libaneze
30/09/2024 22:43

Ka nisur operacioni i futjes së trupave ushtarake dhe tankeve brenda territorit të Libanit. Gazetari i Top Channel Artur Bibe i cili raporton direkt nga lufta, mëson se operacioni sapo ka nisur dhe forcat ushtarake kanë hyrë në territor, duke gjuajtur bomba fosforike, me shumë gjasa për të krijuar një perde tymi për forcat tokësore. Përdorimi i fosforit është 100% i ligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar për sa kohë që përdoret në situata të caktuara dhe jo rreth civilëve. Forcat izraelite aktualisht po kryejnë operacione tokësore që synojnë Hezbollahun brenda Libanit, thanë SHBA të hënën vonë, mes bombardimeve të rënda dhe tankesh përgjatë kufirit midis dy vendeve. Ndërkohë ushtria libaneze po tërhiqet nga zona kufitare afër Izraelit. Mediat libaneze raportuan bombardime dhe zjarr tankesh që synonin fshatrat kufitare ngjitur me zonat e Metula, Misgav Am dhe Kfar Giladi në Izraelin verior, të cilat u shpallën sot zonë e mbyllur ushtarake. Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit, ndërkohë paralajmëroi Teheranin se mund të godasë kudo në rajon sipas dëshirës. “Nuk ka asnjë vend në Lindjen e Mesme që Izraeli nuk mund ta arrijë,” tha ai në një video drejtuar popullit iranian. Kreu i Kombeve të Bashkuara ka reaguar duke u shprehur kundër një pushtimi tokësor izraelit në Liban, tha të hënën zëdhënësi i tij. “Ne nuk duam të shohim asnjë lloj pushtimi tokësor,” tha një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, gjatë një konference për shtyp.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA