Top Channel/ Fluksi i lëvizjeve, Policia e Shqipërisë dhe Kosovës zhvillojnë patrullim të përbashkët
01/07/2024 21:40

Nisi sot patrullimi i përbashkët ndërmjet Policisë Rrugore të Shqipërisë dhe Policisë Rrugore të Kosovës. Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato priti në Morinë, Drejtorin e Policisë Rrugore të Kosovës Jeton Rexhepi dhe patrullat e para të Policisë Rrugore të Kosovës që do patrullojnë me kolegët e Policisë Rrugore shqiptare, në Rrugën e Kombit, Lezhë, Shëngjin dhe Durrës. Drejtorët theksuan rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë. “Jemi këtu së bashku me kolegun zotin Rexhepi, drejtor i Policisë Rrugore të Kosovës, pasi ndërmjet 2 drejtorëve të përgjithshëm të policive është bërë 1 marrëveshje bashkëpunimi për patrullime të përbashkëta gjatë sezonit turistik. Sot është dita e parë që fillojmë patrullimet, kështu që jemi duke prezantuar shërbimet e përbashkëta, të cilat do të patrullojnë në akset rrugore të rrugës të Rrugës së Kombit, territorin e Lezhës dhe të Durrësit, ku është fluks i madh i qytetarëve kosovarë që frekuentojnë Shqipërinë, qoftë gjatë sezonit turistik që është një numër më i konsiderueshëm, por edhe gjatë gjithë vitit. Shërbimi do të konsistojë kryesisht në rritjen e parametrave të sigurisë, po dhe për menaxhimin e trafikut, pasi në këtë periudhë, siç e përmenda më parë, ka një fluks të jashtëzakonshëm të qytetarëve nga Kosova që frekuentojnë zonat turistike të Shëngjinit, Velipojës dhe Durrësit, prandaj dhe është menduar që këto akse rrugore do të patrullohen nga patrulla të përbashkëta. Përveç se do ndikojmë bashkarisht në rritjen e parametrave të sigurisë dhe menaxhimin e trafikut, kjo do shërbejë më së miri për të dyja shërbimet tona dhe për shkëmbimin e përvojave, për komunikimin dhe për një njohje më të plotë të metodave dhe praktikave të punës”, tha Qato.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA