Top Channel/ Fitorja e VMRO shqetëson Greqinë, Mitsotakis “kërcënon” Shkupin!
11/05/2024 16:29

“Marrëveshja e Prespës ka vdekur”, thoshte në 2018-tën kreu i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickoski, partia e të cilit nuk e ka fshehur asnjëherë kundërshtinë e saj ndaj ujdisë historike për emrin me Greqinë, e cila do t`i hapte Maqedonisë së Veriut rrugën e integrimit për në BE e NATO. Fitorja e kësaj partie nacionaliste tani, e cila triumfoi si në zgjedhjet parlamentare ashtu edhe ato presidenciale të 8 majit, duket ka ngjallur shqetësim në Athinë. Në një intervistë për televizionin Alpha, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis iu rikthye marrëveshjes së Prespës, të vulosur nga ish kreu i ekzekutivit grek Aleksis Tsipras dhe ish-kryeministrit maqedonas Zoran Zaev qershorin e 2018-ës. “Po i shoh me shqetësim disa nga deklaratat e zyrtarëve të VMRO-së dhe do të pres qëndrimin zyrtar të ushtruesit të detyrës së kryeministrit për të parë se si do t'i referohet emrit të vendit të tij. Unë vetë nuk kam qenë mbështetës i kësaj marrëveshjeje, por e pranova atë në kuadrin e vazhdimësisë së shtetit dhe sit ë tillë, e respektova. Të njëjtat kërkesa ekzistojnë edhe tani nga lidershipi i Maqedonisë së Veriut. Le të tregohemi pak të duruar, por dua të shpresoj se ajo që dëgjuam përpara zgjedhjeve nuk do të përbëjë edhe qëndrimin zyrtar të qeverisë së re, sepse nëse kjo ndodh, atëherë do të kemi problem”, ishte komenti i Mitsotakis, që më shumë ngjante me një paralajmërim. Shefi i ekzekutivit grek iu referuar shkurtimisht edhe vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama, që zhvillon të dielën një takim me emigrantët në Athinë. “Greqia është një vend demokratik, çështja mori përmasa më të mëdha. Vendi nuk mund ta pengonte një lider të bënte një vizitë private dhe të fliste me bashkatdhetarët e tij”, u shpreh ai.

Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA