Qindra sirianë që jetojnë në Athinë u mblodhën pasditen e së dielës në sheshin Syntagma para parlamentit për të festuar rënien e regjimit të Asadit. Duke mbajtur flamuj me ngjyrat e revolucionit ,por edhe flamujt e Palestinës disa prej tyre, ata hidhnin parulla përkrahje për rebelët që morrën Damaskun dhe qytetet e tjera. Shumica e demonstruesve ishin burra ,por kishte të pranishme edhe disa gra me shami në kokë. Ndërkohë , makinat me flamujt e revolucionit sirian lëviznin rreth sheshit Sintagma, duke i rënë borive.