Qielli i Prishtinës mori pamje të mahnitshme nga fishekzjarrët e momentit të ndërrimit të moteve. Qytetarët ishin mbledhur në sheshet kryesore për të pritur ardhjen e vitit të ri, me shumë shpresë për ndryshime pozitive. Edhe në qytetet e tjera, qytetarët pritën ndërrimin e moteve nga hapësirat publike... Megjithatë, nata e fundit të vitit u përcoll edhe me incidente. Një person u lëndua rëndë pas shpërthimit masiv të fishekzjarrëve në një pikë shitjeje në trotuar në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren. Sipas drejtorit të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i lënduari është i viti 1999 dhe ka marrë lëndime në tërë trupin.