Top Channel/ Faturat e Ahmetajt! Rama: Kush merr dardha e mollë pas shpine, ka punë me drejtësinë
13/12/2022 19:43

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot pyetjeve në lidhje me implikimin e ish-ministrit të tij Arben Ahmetaj në çështjen e inceneratorëve. Ahmetaj rezulton se i janë paguar udhëtimet nga Klodian Zoto. Pyetje: Ju e dënoni që një ministër t’i paguajnë faturat e hotelit? Rama: Po, se ky është zakoni që i duhet ngritur zërin. Në media dalin shumë gjëra, respektimi im për median është i mirënjohur. Është i dyndur për njerëz që janë gati për gjithçka. Ne as për njerëz që janë në PS që janë kundër, nuk e kemi zakon të prononcohemi. Unë të gjitha çfarë thuhen i marr me shumë rezervë. Pyetje: Keni folur me zotin Ahmetaj për të ditur të vërtetën e tij? Rama: Janë të vërteta individuale, janë tre vepra në Fier, Elbasan dhe Tiranë për të cilat 100 herë do thosha se duhen bërë. Janë në shërbim të komuniteteve. Janë pronë. Ajo e Fierit është e destinuar që të jetë pronë e komunitetit. Nëse ne nisemi për një betejë dhe kemi qëllim të caktuar dhe rrugës dikush ose disa këpusin dhe dardha e mollë për t’u futur në shportë pas shpinës time, punën nuk e kanë me mua, por me drejtësinë. Nuk bëj komente mbi copa të dhënash që janë për t’u hetuar dhe për t’u gjykuar. Kur të hetohen dhe gjykohen, do flas përsëri, nuk dal dot se ka një muhabet. Për pagesat e hoteleve, ka një padi në SPAK që përfshin ish-ministrin Ahmetaj dhe dy prokurorët e çështjes së inceneratorëve Klodian Braho dhe Ened Nakuçi. I pyetur nga BIRN mbi akuzat e bëra nga gazetari, prokurori Braho tha se nuk mund ta komentonte kallëzimin, ndërsa la të kuptohej se dosja ishte ende në hetim dhe se nuk mund të jepte detaje të reja.

Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
Top Channel/ Rikthehen reshjet e borës, raportohen probleme në disa rrugë
23/01 12:49
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të eliminonte Indrit Doklen
23/01 12:47
Top News- Pranga nipit të ish-deputetit/ Ishte në kërkim për dhunë, procedohet i ati
23/01 12:45
Top Channel/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me barrierën mbrojtëse, 4 të lënduar
23/01 12:22
Top News – Nga ‘fastfoodi’ në Bruksel…Trump emëron ambasadorin e SHBA-së në BE
23/01 12:21
Top Channel/ Rikthehen kreditë e buta/ Mungonin në Elbasan që prej vitit 2012. Këtë vit ka 85 kuota
23/01 12:19
Top News- zbardhet data për gjyqin e divorcit Meta-Kryemadhi, Gjykata e Tiranës jep njoftim
23/01 12:16
Top News – Gripi, mjekët kërkojnë vaksinim. Më të riskuarit ata me sëmundje kronike e të moshuarit
23/01 12:16
Top Channel/ Zjarret e dimrit/ Ekspertët shpjegojnë shkaqet dhe pakujdesitë e njerëzve
23/01 12:15
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të vriste Indrit Doklen
23/01 12:13
Top News – Trump nis ‘pushtimin’ e Meksikës / 10 mijë trupa në kufi, raprezalje mbi emigrantët
23/01 12:12
Top News- Probleme nga moti i keq në Shkodër, rrëshqitje gurësh e inertesh në zonat malore
23/01 12:07
Top News – Marrëveshje me Putinin pa Ukrainën…Trump mund ta vendosë Kievin para faktit të kryer
23/01 12:07
Top News/ Goditet banda e hajdutëve serialë/ Grabitën disa biznese në Vlorë, tre të arrestuar
23/01 12:06
DIGITALB DIGITALB - OFERTA