Top Channel/ Ethet e Nilit, reagon ministria/ Bino: Nuk ka vend për panik
06/08/2024 19:40

Në spitalin Infektiv në QSUT, në Tiranë janë të shtruar 9 pacientë me moshë mbi 70 vjeç të prekur nga virusi i Nilit Perëndimor. Ethet e Nilit u rikthyen në vendin tonë pas 13 vjetësh duke shkaktuar deri tani 3 te vdekur dhe 17 te infektuar. Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë. Silva Bino, Shefe e Sherbimit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP ka dhënë një mesazh “Vetëm 1% e personave që shfaqin shenja klinike mund të bëjnë forma të rënda të sëmundjes. Është sëmundje që mund të parandalohet nëpërmjet parandalimit të pickimit të mushkonjave dhe natyrisht procesi e dezinsektimit që ul shpeshtësinë e kësaj sëmundje. Megjithatë ky proces nuk mund ti zhduki të gjithë mushkonjat, prandaj është e nevojshme që edhe vetë çdo individ të marri masa paraprake. Më e rëndësishme që çdo individ apo çdo biznes duhet të pastrojë mbeturinat apo plehrat, të cilat janë përthithës të këtyre mushkonjave”. Në lidhje me situatën ka folur edhe mjeku epidemiolog, zoti Ilir Alimehmeti. “Lidhur me raportimin e bërë publik një ditë më parë nga ISHP-ja, humbjet e jetës përbejnë 0,1 përqind të rasteve. Kjo do të thotë që 80% e rasteve përgjithësisht kalojnë pa asnjë lloj simptome, pra nga 1000 vetë, 800 nuk do të kishin simptoma fare. 20% e rasteve, pra 200 vetë ndër 1000 do të kishin simptoma të lehta si dhimbje trupi, dhimbje gryke, dhimbje koke, ndoshta edhe njëfarë temperature. Dhe vetëm 1% e rasteve, pra 10 ndër 1000 mund të kenë infeksione të sistemit qëndror nervor. Nuk duhet krijuar panik I madh , pasi duke parë që kemi 17 të infektuar dhe 3 humbje jete, kjo të shtyn që vdekshmëria është shumë më e lartë, por në të vërtetë, është afro 0,1% dhe shumica dërrmuese nuk ka asnjë lloj simptome”.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA